Gjilani gjithçka gati për fillimin e manifestimit “Flaka e Janarit 2018”
Gjilan, 4 janar - Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e bordit të drejtorëve, njësive dhe zyrave, për të raportuar për planifikimin e muajit janar, mbledhje kjo e cila u transmetua drejtpërdrejt nga radiot lokale.
Kryetari Lutfi Haziri pohoi se do të ketë kujde jashtëzakonisht të madh në planifikim për t’i realizuar objektivta dhe programet në të gjitha sektoret.
Pritoritet gjatë këtij muaji, sipas Hazirit, është fillimi i projektit për Tregut të Gjelbërt, i cili po përkrahet nga Komisioni Europian, sikurse edhe fillimi i aplikimit të tregjeve mobile në Kmetoc, te kisha “Shën Nikolla” dhe në lagje tjera.
Në këtë mbledhje kanë qenë në fokus edhe rreth përgatitjet për manifestimin “Flaka e Janarit 2018”, për të cilin u tha se është gjithçka gati për të nisur në mënyrën më të mirë.
“Gjatë këtij muaji, fokusi kryesor është manifestimi “Flaka e Janarit”, i cili i kushtohet 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Skënderbeut dhe 50-vjetorit të demostratave për Flamur. Ky manifestim është tejet i rëndësishëm pasi i kushtohet vlerësimit të dëshmorëve të kombit, të cilët u sakrifikuan për ditët e sotme. Këtë vit, do ta nderojmë edhe njeriun i cili dha shumë për lirinë e shqiptarëve, heroin Metush Krasniqi”, ka thënë kryetari Haziri.
Në këtë mbledhje kryetari i Gjilanit ka thënë se nuk do të ketë më asnjë kontratë mbi vepër, porse do të aplikohet sistemi i kontratave për shërbime profesionale sipas procedurave të konkursit.
Po ashtu, në takim u shfaq zotimi se do të zbatohen edhe rekomandimet pikë për pikë të Auditorit të Brendshëm.
Përveç tjerash, kreu i Gjilanit tha se do të ketë zero tolerancë për shërbyesit civil të cilët nuk e respektojnë orarin e punës.