Gjilani debaton për fuqizimin e rinisë
Gjilan, 24 gusht - Në kuadër të Muajit të Rinisë, në Gjilan është mbajtur debat me temen “Fuqizimi i Rinisë me ndryshim-plotësimin e ligjit për rini”, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, organizatave rinore, vullnetarët rinor dhe drejtori i rinisë në MKRS, Xhevat Bajrami.
Genc Mustafa, koordinator për rini në kuadër të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, tha se ky debat është tejet i rëndësishëm më qëllimin më të mirë që propozimet e përfaqësuesve të OJQ’ve të ndikojnë që ky ligj të bëhet sa më i mirë.
“Jemi Komuna e parë që kemi mbajtur debat me shoqërinë civile, organizatat rinore dhe vullnetarët rinor. E falënderoj për praninë e tij drejtorin e rinisë në MKRS, Xhevat Bajrami. Në këtë rast, dua ta falënderoj edhe kryetarin Haziri për mbështetjen që po i jep rinisë gjilanase në vazhdimësi”, ka thënë Mustafa.
Përveç tjerash, në debat është folur edhe për vullnetarizmin dhe për krijimin e linje buxhetore për ndërmarrësinë.