Gjendet fosile të guacave miliona vjet të vjetra
Kaçanik, 20 mars - Qytetarët nga Komuna e Kaçanikut, Shefket dhe Flamur Troni e kanë gjetur njëlloj të fosileve të guacave që mendohet se datojnë me qindra miliona vite. Lloji i fosileve që në gjuhën biologjike quhen Osters, janë gjetur në fshatin Gjurgjedell, disa kilometra larg Kaçanikut, apo mbi vendin që banorët lokalë dhe më gjerë e quajnë Guri i Shpuem.
Biologu Avni Raka nga Kaçaniku, ka deklaruar se këto fosile të guacave mund të jenë të vjetra deri në 250 milionë vjet, shkruan "Epoka e re".
Unë mendoj se ky lloj i fosileve mund të jetë një lloj që quhen Osters. Kjo lloj e fosileve mund të gjendet vetëm në malet e Himalajave, ka thënë biologu Raka.