Giulia Arena, Miss Italia 2013
Romë, 29 tetor - Italia ka zgjedhur mbrëmjen e djeshme vajzën më të bukur për vitin 2013. Giulia Arena është përzgjedhur "Miss Italia 2013.
Vajza 19-vjeçare nga Messina ka triumfuar mbi dhjetëra vajza të tjera nga çdo qytet italian duke rrëmbyer në fund të spektaklit edhe kurorën e "Mbretëreshës", trofe i dorëzuar nga Massimo Ghini dhe Cesare Bocci.
E gjatë 1.70 m, me flokë ngjyrë kafe dhe sy jeshilë, siçilianja është Miss Italia e parë që kurorëzohet drejtëpërdrejt në La 7.
Në finale ajo mundi Fabiola Speziale, siçiliane si ajo, ndërsa e treta në klasifikim u shpall Federica Ciocci, konkurrentja nga Cagliari.