Gisele Bundschen pret fëmijën e dytë
Las Vegas, 24 gusht - Gisele Bundschen më në fund ka konfirmuar lajmin: modelja braziliane është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Bundschen, e cila është e martuar me lojtarin e futbollit amerikan Tom Brady, së shpejti do e bëjë me vëlla Benjaminin 2-vjeçar pasi është 5 muajshe shtatzënë.
Ndërsa modelja ka shprehur në rrjetet shoqërore kënaqësinë për shtimin e familjes, bashkëshorti i saj ka zbuluar planet e tij.
Unë dua të kem katër fëmijë dhe të jem një prind i mirë për ta, ka theksuar Brady.