Gisele Bundchen do të braktisë së shpejti pasarelën
Prishtinë, 16 mars - Gisele Bundchen, modelja më e paguar në botë, e bukura e më të bukurave, do të braktisë së shpejti pasarelën.
Gisele ndër viteLajmin e bën të ditur portali brazilian i lajmeve Estadao. Shfaqja e fundit e top modeles për pbulikun do të jetë ajo në javën e modës së San Paolos, nga 13 në 17 prill.
Gisele ka vendosur ti kushtojë më shumë kohë familjes dhe sidomos dy fëmijëve të saj, raporton portali brazilian.
Në moshën 34-vjeçare, pas 20 vitesh karrierë, modelja që ka qenë ikona e kompanive më prestigjoze të modës do ti thotë lamtumirë kësaj bote, a do të ndodhë me të vërtetë? / Top Channel