Gisele Bunchen në plazhet e Kosta Rikës
Kosta Rikë, 27 mars - Është e njohur për rikthimin në formë të shkëlqyer fizike menjëherë pas lindjeve dhe Gisele Bunchen tregoi se stërvitja dhe dieta e rreptë kanë dhënë sërish frytet e tyre.
Modelja 32-vjeçare ka lindur vogëlushen Vivian Lake në dhjetorin e kaluar, por në plazhet e Kosta Rikës është e vështirë të besohet se Bunchen është bërë ndonjëherë nënë.
Ish-anëtarja e Victorias Secret u mor gjatë gjithë kohës me vajzën e vogël, ndërsa bashkëshorti i saj, Tom Brady, së bashku me djalin 3-vjeçar qëndronin në ujë.