27 Dhjetor 2024

Gerard Depardieu bëhët shtetas rus

Moskë, 6 janar - Nga mbrëmja e së shtunës Gerard Depardieu është një shtetas rus. Aktori i famshëm "me origjinë" franceze u takua me presidentin Vladimir Putin në një rezidencë të këtij të fundit në brigjet e Detit të Zi.

Lajmi u njoftua nga zëdhënësi i kreut të Kremlinit. Pyetjes nëse në këtë takim Depardieu mori pasaportën personalisht nga dora e Putin, zëdhënësi iu përgjigj me jo, ndërkohë që në pamjet filmike të transmetuara nga televizionet ruse dëgjohet aktori francez teksa pyet presidentin rus nëse e kishte parë filmin e tij të fundit ku ai interpreton Rasputin.

Depardieu kushtëzon braktisjen e pasaportës franceze me ligjin e ri fiskal që rrit në 75 përqind taksat për të gjithë personat që përfitojnë më shumë se 1 milion euro në vit. Ishte vetë presidenti Vladimir Putin ai që i ofroi aktorit pasaportën ruse.

Vendimi i Depardieu ndezi polemika në Paris, polemika që vec ndarjes së publikut në pro dhe kundër, përfshiu edhe politikën, madje edhe vetë presidentin Francois Hollande.

Shumë media e cilësuan si “tradhëtar”, të tjera “e mirëkuptuan”, ndërsa vetë qeveria franceze, pavarësisht “kryqëzatës” së ndërmarrë kundër tij, tha se nuk do të tërhiqej nga rritja e taksave për të pasurit. ”, tha ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)