George Michael shtrohet në spital
Londër, 24 shtator - Telashet me shëndetin nuk kanë kursyer as këngëtarin George Michael. Tabloidi britanik The Sun raporton se ai është shtruar në spital pasi vuan nga pneumonia.
Mësohet se këngëtari 48-vjeccar ka disa javë që është sëmurë. Mjekët e kanë diagnostikuar atë me pneumoni dhe e kanë urdhëruar që të qëndrojë i shtruar në një spital në Vjenë pasi ka të domosdoshëm qëndrimin nën kujdesin e mjekëve për të tejkalur problemin shëndetësor i cili nëse nuk kurohet mirë mund të rezultojë fatal për karrierën e tij.
Kjo e ka detyruar këngëtarin që të anulojë një shfaqje të parashikuar të mbahen këtë fillimjavë.
Por koncerti i së hënës nuk është i vetmi i anuluar. Edhe koncertet që do të mbaheshin në Strasbourg të Francës dhe dy të dy të tjerë në Cardiff të Mbretërisë së Bashkuar janë shtyrë për një afat të papërcaktuar.