George dhe Amal Clooney vazhdojnë festën
Londër, 27 tetor - Pas dasmës katër ditore që u mbajt në Venedik, George dhe Amal Clooney nuk po ndalen së festuari për dashurinë e tyre.
Festa katër ditore në Venedik përfshinte një natë para festës më 26 shtator, premtimet e martesës të shtunën, darkën e madhe të dielen dhe përfundoi në një ceremoni civile për finalizim të martesës të hënën.
Me qëllim që ti kënaqin edhe ata që nuk kanë mund të marrin pjesë në festimet glamoroze, prindërit e Amal kanë organizuar një ndejë në Danesfield House Hotel.
Hoteli ishte pajisur me siguri të lartë ndërsa jashtë qëndronin shumë adhurues si dhe përfaqësues të mediave, të cilët dëshironin të shihnin qiftin që po arrinte në hotel.