George Clooney mohon shtatëzaninë e Amalit
Amsterdam, 29 janar - Derisa ishte duke e ndjekur Good Money Gala në Amsterdam, aktori George Clooney iu përgjig pyetjes rreth shtatëzanisë së mundshme të bashkëshortes së tij në mënyrë më të mirë.
"Jo," i tha ai reporterit të Telegraph duke buzëqeshur. "Por unë do të doja që ju të përhapni këtë thashethëme."
Gjatë kësaj interviste ai foli edhe për punën e suksesshme të gruas së tij.
"Presidenti i Maldives u lirua nga burgu falë punës së palodhshme të Amalit," tha George. "Ajo e ka pasur një javë shumë të mirë."