George Clooney do të shes shtëpinë e tij në Meksikë
Meksikë, 8 korrik - George Clooney dhe Rande Gerber, të cilët janë shokë që nga fëmijëria dhe bashkë-pronar të Casamigos Tequila, kanë vendosur të shesin një nga shtëpitë e tyre dhe të jetojnë bashkë në njërën prej tyre.
Sipas burimeve të ET Clooney, i cili për momentin është duke e ndërtuar një shtëpi në Londër, ku gruaja e tij punon si avokate dhe aktiviste, e ka vendosur në shitje shtëpinë e tij.
Ekspertë të patundshmërisë thonë se secila nga shtëpitë e tyre mund të kushtojë nga 50 milion dollarë.
Secila shtëpi e tyre ka nga 7 dhoma gjumi, 10 banjo, pishina, bare, kuzhina të veçanta dhe pjesë të ndara për stafin e tyre.