Genta mohon lidhjen me Noizyn
Prishtinë, 5 maj - Edhe pse mediat shqiptare kanë raportuar për një lidhje dashurie midis saj dhe reperit nga Shqipëria Noizy, këngëtarja Genta Ismaili nuk e ka në plan të merret me ato që shkruhen.
Ajo mohon një lidhje të mundshme, madje tregon edhe si me shaka edhe numrin e fëmijëve që do të ketë me Niozyn.
Po do të bëjmë tetë ose dhjetë fëmijë bashkë me Noizyn, ky ishte komenti i parë i këngëtares Genta Ismajli me qeshje, pas kërkimit të së vërtetës për lidhjen e mundshme të dashurisë ndërmjet saj dhe reperit nga Shqipëria.
Pas një interviste të dhënë për mediat shqiptare, këngëtari nga Shqipëria Noizy u raportua se ka deklaruar se është në lidhje dashurie me këngëtaren Genta Ismajli, por siç duket kjo lidhje e dashurisë mund të ketë qenë vetëm një dëshirë e reperit, apo spekulim mediash.
Nuk është e vërtet. Nuk kam lidhje dashurie me Noizyn, ka deklaruar ajo për InfoPress, duke theksuar se i duket e paarsyeshme të merret më shumë me këtë çështje, pasi ka shumë gjëra më të vlefshme për të bërë.