25 Dhjetor 2024

Gecjan Fashion Group sjell sfilatën e parë me kreacione Kuq e Zi

Prishtinë, 22 prill - Me rastin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Agjencioni me i madh shqipëtar i modës “Gecjan Fashion Group”,  do të organizoj Spektakel të Modës, ku do të sfilojnë modelet të njohura, me kreacione të kreatorëve më të njohur shqipëtarë, të cilët do të stilojnë veshje veçanërisht për këtë sfilatë.

Projekti synon të inkurajoj Kreatorët shqipëtarë të krijojnë veshje me motive kombëtare. Veshjet që stilohen duhet patjetër të përfaqësojnë vlerat tradicionale dhe të jenë të dizajnuara me ngjyrat e flamurit kombëtar, kuq e zi.

Qëllimi i kësaj sfilate është të nxjerr në pah vlerat më të mira të veshjeve me motive kombëtare të kombinuara me elemente modern, që do të dizajnohen nga kreatorët shqipëtarë, enkas për këtë sfilatë mode. Në këtë kuadër synohet të avancohen trendet e veshjeve me elemente kombëtare, kuq e zi.

Skenografia gjatë kësaj mbrëmje do të jetë e dizajnuar me elemente dhe ngjyra tradicionale.

Mysafirët dhe gjithcka tjetër do të jeshtë e veshur me ngjyrat kuq e zi.

Konkursi tashmë është i hapur pwr Kreatorwt nga mbarw trojet shqiptare qw tw prezantojnw krijimet e tyre, kuq e zi.

Kreatorët janë të obliguar që krahas kreacioneve për të rritur, të dizajnojnë edhe një veshje për fëmijë, po ashtu me motive kombëtare dhe ngjyra kuq e zi.

Gjatë këtij spektakli do të përformojnë këngëtarë të njohur të estradës shqipëtare me këngë që përfaqësojnë vlerat tradicionale të muzikës sonë.

Sfilata me kreacione Kuq e Zi do të shoqërohet me muzikë live me motive kombëtare.

Spektakli do të jetë i mbushur edhe me supriza të tjera të elementeve tradicional modern, në kuadër të festës së madhe mbarëshqipëtare, 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në fund të këtij spektakli do të ketë një koktej rasti me ushqime tradicionale shqipëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)