‘Gardhi’ nga Lendita Zeqiraj parapremierë në Paris
Prishtinë, 13 nëntor - Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Gardhi’ nga Lendita Zeqiraj pati para premierën në Paris me datë 9 nëntor 2017 në Cinéma Le Méliès, - Montreuil e organizuar nga bashkë prodhuesi francez Sacrebleu Productions.
Kjo para premierë priti në Paris njerëz të rëndësishëm nga industria e filmit, regjisorë, producentë dhe investitor të fondacioneve të ndryshme. Prezent ishin edhe regjisorja Lendita Zeqiraj dhe producenti Bujar Kabashi.
‘Gardhi’ është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia, dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni - Region Ile De France, dhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës.
Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina.