04 Dhjetor 2024

Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të në Prishtinë

Prishtinë, 1 prill -  Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të sot mbrëma me programin e koncerteve në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Dyshja Daniela la Luz (elektronikë) dhe Natyra Elezi (piano) do të hapin këtë edicion i cili organizohet nga DAM Festival (Kosovë) dhe NEC (Zvicër).

Daniela dhe Natyra janë dy muzikante me prejardhje krejtësisht të ndryshme, në lidhje me edukimin e tyre muzikor.

Bashkimi i improvizimit të lirë dhe kompozimit në kohë reale si përbërës kryesorë, e më pas kombinimi i tyre me shkrirjen e elektronikës eksperimentale, xhazit, klasikes, minimales, meditueses dhe ndikimit të folklorit dallon stilin dhe repertorin e dy muzikanteve.

Si dy gra “queer” me prejardhje të ndryshme kulturore, qëllimi i tyre është të krijojnë një hapësirë të sigurt të ndërgjegjësimit ndaj të sotmes.

Duke përdorur muzikën si një mjet të fuqishëm transformues, ato duan të thyejnë barrierat sociale dhe frymëzojnë dialogimin.

Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do të prezantojë programin e edicionit të 3-të deri më 7 prill në Prishtinë, kur edhe do të shpallet fituesi i "Rrëqebullit të Argjendtë" nga juria ndërkombëtare në përbërje prej Antoine Françoise (Zvcër), Susanne Peters (Gjermani) dhe Gregory Charette (holandë/SHBA). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)