Galeria Qahili nis edicionin "Zhurma e Artistëve Pa Kufi”
Prishtinë, 6 tetor - Galeria Qahili organizon sot edicionin e tretë të aktivitetit "Zhurma e Artistëve Pa Kufi”.
Ky aktivitet do të zgjas 3 ditë dhe do të përmbyllet me një mini ekspozitë në hapësirën e Galerisë Qahili me datë 9 tetor.
Në “Zhurma e artistëve pa kufi”do të marrin pjesë artistë nga trevat e Kosovës. Zhurma e Artistëve Pa Kufi ka për qëllim të krijoj një zhurmë me anë të artistave.
Kjo për arsyje se jo çdohere artistat kanë hapësirat e veçanta ku mund të bëjnë zhurmë me anë të punëve të tyre si dhe aktiviteteve që i bëjnë por gjithashtu edhe me mënyrën se si nderveprojnë me shoqërinë.
Me anë të punëve të tyre artistët paraqesin probleme të ndryshme që rrethojnë shoqërinë në vend apo edhe jashtë.
Këto punime paraqesin besimin e artisteve si dhe aftësitë e tyre që udhëtojnë jashtë fizikisht apo me anë të punimeve të tyre.
Këta janë personat të cilët janë në gjendje t’i thejnë rregullat me qëllim që të gjejnë metoda të reja, rregulla dhe stile të jetesës që tjerët t’i përcjellin.
Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Komuna e Prishtinës.