Galeria Qahili hap programin vjetor me festë artistike
Prishtinë, 6 prill - Galeria Qahili e hap programin e saj vjetor me festën artistike kolektive fmitë e non-të-dhetave.
Festa do të përcjellet me ekspozitë e muzikë dhe do të hapet sot duke filluar nga ora 19:00.
Në këtë festë, do të prezentohen punët e 6 artistëve të rinj.
Engjëll Berisha Jr., Era Buza, Jetë Dobranja, Meddy Huduti, Nita Qahili e Yll Xhaferi do të tregojnë periudhën në të cilën janë rritur, atë të viteve të 90ta. Këto momente do të përcjellen me tingujt muzikor të Blerta Kosovës.
...Krejt kjo ekspozitë është një tregim,
Një reflektim i kujtesës,
Një shfaqje,
Histori, përvoja e këndvështrime të një periudhe të caktume,
Një periudhe të ndritshme e të zymtë
Është një vëmendje përkushtuar periudhës 90t,
Është nje tregim i joni,
Është realiteti jonë! (pjesë e konceptit të ekspozitës)
Fmitë e non-të-dhetave mbështetet nga MIQT Pub, Gagi Print, DSG Holding si dhe LaraLara.