Galeria Qahili hap ekspoziten e fotografisë artistike
Prishtinë, 9 shkurt - Galeria Qahili sot hap ekspozitën e organizuar nga bashkëpunimi në mes të Galerisë së Artit Fier si dhe shoqatës Antik.
Kjo ekspozitë realizohet falë bashkëpunimit në mes të Galerisë së Artit Fier dhe shoqatës Antik; ku për herë të parë në shtator të vitit 2016 u organizua Kolonia ndërkombëtare e Fotografisë Artistike, Apolo Photo Colony 16 që u mbajt në rajon të Fierit.
Kolonia e Fotografisë Artistike Apolo Photo Colony 16, është pjesë e projektit Adria Wealth Myzeqeja Wealth.
Këtë koloni e karakterizoi vizitat që u bënë nëpër vende historike si dhe turisitke, ku edhe janë krijuar fotografitë.
Pjesë e këtij projekti janë 26 fotograf nga vende të ndryshme si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Greqia, Franca e Gjermania.
Artistët pjesëmarrës të kësaj ekspozite të fotografisë janë Afrim Spahiu, Albulena Bilalli, Arben Alliaj, Ardian Fezollari, Ardian Koçi, Bianka Gippa, Celine Jourdan, Charlotte Dorn, Eduart Gjino, Elvi Kote, Enea Verija, Eva Sula, Evdoxia Kyrmakidou, Feliks Bilani, Geris Filipi, Ina Toska, Leon Çika, Merita Jaha, Osman Demiri, Saimir Ahmeti, Shkelzen Rexha, Shkurta Bogujevci, Taulant Bino, Egzon Rexha, Flutura Aliu, Rozafa Shpuza.
Për herë të parë kjo ekspozitë u hap në Hollin e Teatrit Bylis në Fier. Pritet që ekspozita të shfaqet edhe në vende të tjera të rajonit.
Ky projekt, kjo ekspozitë u mbështet nga Komisioni Europian (Programi IPA) si dhe Bashkia e Fierit.