Galeria Qahili e hap programin për vitin 2018 me ekspozitën e "Aura"
Prishtinë, 9 maj - Galeria Qahili e hap programin e saj për vitin 2018 me ekspozitën e "Aura" e cila është e krijuar nga koleksioni i madh etnografik i Bardhit.
Përndryshe me këtë ekspozitë shënohen edhe plot 5 vite të themelimit të Galerisë Qahili, duke hyrë në vitin e 6të.
"Bestytëni! Estetikë e ngjyra që i japin jetë detajeve. Detaje që përcjellin e ritransmetojnë kulturën e traditat e një vendi.
Janë këto elemente që i permban koleksioni i Bardhit. Koleksion i titulluar Aura që mbërthen ideologjinë e Benjamin.
Koleksion që përmban në vete një identitet, autoritet si dhe i përket një periudhe kohore.
Një numër i madh i elementeve etnografike prezentojnë periudha të ndryshme të trevave të Kosovës.
Detaje që e bëjnë një kulturë të zhvillohet.
Një nismë!
Një moment!
Një dëshirë!
Një kujtim!
Një jetë!
Një popull!
Një kulturë!"