Galeria Kombëtare hap e ekspozitën “Driving” te Shpresa Faqit
Prishtinë, 1 qershor - Galeria Kombëtare e Kosovës organizon sot hapjen e ekspozitës një ditore të Shpresa Faqit “Driving”.
Në vitin 1990 Shpresa Faqi dhe prindërit e saj ikin nga Kosova në drejtim të Gjermanisë. Duke shikuar qytetet dhe pejsazhet jashtë veturës në levizje, ajo e pyeti vetën: „Si është në këtë vend, dhe kush janë njerëzit që jetojnë këtu?“
Tash, pas 28 vite, ajo me veturë përshkon të njejtën rrugë prej Gjermanisë në Kosovë.
Udhëtimin e dokumenton Shpresa Faqi me vizatim tush në letër, instalacione me projektor në vende publike dhe vizatim me llak thonjësh në kapakët e rrotave të cilat gjinden gjatë rrugës nga Kassel (D), Bielefeld (D), Salzburg (A), Ljubljana (SLO), Zagreb (HR), Sarajevë (BIH), Podgoricë (MNE), Ulqin (MNE) dhe Prishtinë.
Projekcioni i vizatimeve me tush prezantohet sot në murin e GKK-së pas perëndimit të diellit.