Galeria e Ministrisë së Kulturës sjell ekspozitën 'Selfie Mundi' nga Engji Jahaj
Prishtinë, 16 qershor - Pas periudhës së izolimit si rezultat i pandemisë më virusin Covid-19, si dhe tash pas lehtësimit të masave nga kjo pandemi, Galeria e Ministrisë së Kulturës i rikthehet aktiviteteve kulturore të parapara për këtë vit.
Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon sot hapjen ekspozitës personale e piktores Engji Jaha, e titulluar “Selfie Mundi”.
Ky event i paraparë për muajin prill 2020, është shtyrë deri më tani për arsye tashmë të ditura.
Për dallim nga herët tjera, kësaj radhe ceremonia e hapjes së kësaj ekspozite do të jetë nëpërmjet një konference për media, ku folës do të jenë kuratori i ekspozitës, Shkelzen Maliqi, koordinatorja e GMK-së, Dhurata Ramosaj, si dhe autorja Engji Jaha.
NeÌ keÌteÌ ekspoziteÌ Engji Jaha sjelleÌ piktura dhe instalacion artistik. Ky instalacion është bërë me qëllim që brenda tij të jetë vetëm një pikturë, e ndriquar nga brenda dhe nga jashtë, në një shoqërim me pjesën tjetër të punimeve të ekspozuara jashtë “kabinës” së instalacionit.
E personazh i pikturave të saj është vet piktorja Jaha.
Kuratori i ekspozitës, Shkelzen Maliqi vlerëson se “TablotëÌ e ekspozitës janëÌ inskenime teÌ frymëzuara nga ikonografi teÌ artit klasik, por qeÌ autorja i sajon neÌ mënyrën e vet, si “selfie historike”. MeÌ tutje, ai thekson se “Për arritjen e këtyre sukseseve nuk mjafton talenti dhe dëshira individuale për afirmim dhe njohje.
Ato janëÌ rezultat i njëÌ vetëbesimi qeÌ po fuqizohet sepse janëÌ pjeseÌ e procesit teÌ emancipimit teÌ vajzave dhe grave neÌ shoqërinëÌ toneÌ, çliruar nga mbetjet e traditave shtypëse qeÌ ngufasin kreativitetin dhe ambiciet e tyre”.
Ekspozita do të qëndroj e hapur një muaj.