GAK promovon katalogun e ekspozitës Çmimi AR
Prishtinë, 20 dhjetor - Galeria Kombëtare e Kosovës (GAK) organizon promovimin e katalogut të ekspozitës "Çmimi AR" eicioni i parë, dhe përmbyllja e ekspozitës.
Edicioni i parë AR i kuruar nga Mehmet Behluli dhe Lulzim Zeqri u hap më 10 nëntor.
Promovimi i katalogut të ekspozitës dhe në të njejtën kohë përmbyllja e ekspozitës është sot.
Projekti AR është iniciativë me qëllim vazhdimi të përkrahjes tradicionale të artistëve të rinj në punën e tyre përmes garës dhe ekspozimit.
Përkrahja e artistëve të rinj është e kanalizuar përmes dhënies së mundësisë për të konkurruar, të qenit pjesë e një gare dhe përfundimisht pjesëmarrjes në ekspozitën e finalistëve.
Fituesi i kësaj gare, do të shfrytëzojë çmimin që me koordinimin e GKK, të shkojë në residencë ose trajnim në njërën nga qendrat botërore për edukim dhe avancim artistic në mënyrë që të përfitojë sa më shumë nga kjo rezidencë dhe të avancohet sipas vijës së punës të cilën e përcjell.