GAK përzgjodhi katër aplikant konkurrues
Prishtinë, 8 janar - Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Galerisë Kombëtare të Kosovës u përzgjodhën dhe u aprovuan katër aplikant konkurrues nga gjithsej 32 sa kishin konkurruar për program për vitin 2016.
Katër ekspozita personale dhe një retrospektive.
Ekspozitat grupore tani më tradicionale të GKK në vitin 2016 do të jenë:
- Edicioni XI-të i ekspozitës ndërkombëtare Çmimi Muslim Mulliqi dhe
- Artistët e së Nesërmes edicioni XIII-të.
Kurse me ekspozitat e tyre personale të mediumeve të ndryshme të përzgjedhura nga konkursi për vitin 2016 janë si në vijim:
- Hysni Krasniqi,
- Jeton Karahoda,
- Karmon Fan Ferri, dhe
- Ymer Shaqiri.
Ekspozita të propozuara që do të ftohen dhe do të mbahen nën organizimin vetanak të GKK-së janë si në vijim:
- Alush Shima
- Anri Sala
- Mikel Gjokaj
- Nebih Muriqi
- Peter Pocs
- Shyqri Nimani dhe
- Venera Kastrati
Janë këto ekspozita të cilat do të prezentohen brenda kornizës programore 2016.
Në kuadër të Programit për vitin 2016 do të ketë edhe programe të ndryshme si:
- Programi i Edukimit
- Programi Publik dhe bashkëpunimi ndërinstitucional me GKA-Tiranë etj.