26 Dhjetor 2024

GAK organizon konferencën 'Tejkalimi i kufijve dhe rinjohja përmes artit'

Prishtinë, 13 shkurt - Me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, Galeria Kombëtare e Kosovës (GAK) organizon konferencën dy ditore me temën 'Tejkalimi i kufinjve dhe rinjohja përmes artit'.

Në këtë konferencë janë të ftuar drejtuesit e institucioneve shtetërore të artit vizuel Galeritë Kombëtare dhe Muzetë e Artit Bashkëkohor nga vendet fqinje.

Poashtu do të jenë të ftuar nga një artist me renome nga vendet fqinje: Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali I Zi.

 Në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të skenës bashkëkohore të artit të Kosovës dhe gjithsejt do të jenë rreth 35 pjesëmarrës.

Gjatë konferencës do të diskutohet për organizimin sistematik të përbashkët të aktiviteteve regjionale dhe formimin e një rrjeti për shkëmbimin e ekspozitave, ekspertëve dhe përvojave.

Folës në ditën e parë: Shyqri Nimani, Luan Mulliqi, Zake Prelvukaj, Skender Boshtrakaj dhe Miran Mohar.

Gjatë ditës së dytë, seanca do të jetë e hapur për publikun ku artistët e ftuar dhe të vendit do të prezentojnë artin e tyre.

Folës në ditën e dytë: Dita Straova - Qerimi, Bojana Janeva – Semova (Maqedoni), Milan Lucic (Serbi), Shkelzen Maliqi dhe Mehmet Behluli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)