Fustani i Winehouse në ankand
Londër, 10 nëntor - Fustani i Amy Winehouse të cilin ajo e kishte veshur në kopertinën e albumit Back to Black pritet të arkëtojë 10 mijë deri në 20 mijë paund kur do të jetë në ankand në fund të muajit.
Këngëtarja e mori fustanin nga dizajnerja tajlandeze Disaya, kur ishte një artiste relativisht e pa njohur dhe pikërisht këtë fustan ajo e përdori për dukjen e saj në albumin Back To Black.
Kerry Taylor, agjenti i shitjes në ankandet më të mëdha britanike e vlerësoi fustanin si 10 mijë deri në 20 mijë paund, me gjasa për t`u shitur edhe më shtrenjtë.