"Furious 7" tejkalon çdo parashikim
Nju Jork, 5 prill - Filmi i fundit nga seria e Fast and Furious ka arritur në krye të filmave më të shikuar në kinematë amerikane dhe kanadeze duke fituar hiq më pak se 143.6 milionë dollarë qysh në fundjavën e parë të shfaqjes.
Ky është debutimi më i mirë i ndonjë filmi në muajin prill, duke tejkaluar Captain America: The Winter Soldier i cili kishte debutuar me 95 milionë dollarë fitime.
Me këto të ardhura, Furios 7 zë vendin e nëntë nga top 10-shja e filmave me premierat më të suksesshme në histori.
Interesimi i madh është shtuar edhe me dëshirën të shohin aktorin Paul Walker në rolin e tij të fundit.
Walker, një nga protagonistët e Furious 7 vdqi në vitin 2013 në një aksident me veturë në moshën 40 vjeçare, derisa filmi nuk ishte përfunduar.
Fitimet prej mbi 143 milionë është shuma e fituar vetëm në Amerikën veriore, derisa ende nuk janë publikuar të dhënat e fitimeve nga kinematë e shteteve të tjera.
Filmi momentalisht është duke u shfaqur në 10 500 kinema në 63 territore të botës.