Fox nuk mund ta fshehë më shtatzëninë
Hollywood 11 qershor - Bukuroshja hollivudiane, Megan Fox, prej një kohe të gjatë e ka mbajtur të fshehur shtatzëninë e saj nga mediat dhe njerëzit kuriozë, mirëpo këto ditë për herë të parë e ka treguar në publik barkun e saj.
Paparacit e kanë fotografuar atë duke shkuar në kinema me burrin e saj, Brian Austin Green, ndërsa edhe nën bluzën e gjerë, aktorja nuk ka mundur ta fshehë barkun.
Sipas shkrimeve të tabloideve të ndryshme amerikane, Megan pritet të bëhet nënë gjatë vjeshtës.