Foto e tretë intime e Scarlett Johansson
Hollywood, 26 shtator - Një fotografi e tretë e Scarlett Johansson ka dalë në qarkullim në internet disa ditë pas skandalit të dy fotove ku aktorja amerikane paraqitej nudo.
Në foton e tretë, aktorja duket e shtrirë në krevat me të brendshme, me një stilolaps në dorë dhe me sytë të fiksuara në faqet e një libri.
Javën e kaluar, avokati i Johansson, Marty Singer, kërkoi që të hiqeshin fotot e publikuara në internet, foto që janë marrë nga aparati celular i aktores.
Fotot janë shumë personale dhe private. Bëhet fjalë për foto që klienti im i ka bërë në shtëpi dhe i bëj thirrje pronarëve të faqeve të internetit që ti tërheqin nga rrjeti këto imazhe përndryshe do të përballen me pasojat, lexohet në komunikatën e Singer.