27 Dhjetor 2024

Formohet Komisioni i Vizionimit

Prishtinë, 16 tetor - Qendra Kinematografike e Kosovës, përkatësisht Këshilli Drejtues i QKK-së ka formuar Komisionin e Vizionimit, të cilët do të angazhohen në dhënien e lejës për shfaqje publike të të gjithë filmave që prodhohen në Kosovë.

Në bazë të Ligjit për Kinematografi, neni 9, par. 9.1. dhe 9.2 Komisioni i Vizionimit ka të drejtë të jep leje për shfaqjen publike te filmit sipas kategorive, të cituar: ”9.1. Për çdo film vendës apo të huaj që synohet të shfaqet publikisht, para se të ketë shfaqjen e parë në Kosovë, distributori, perkatësisht shfaqësi duhet të merr lejen për shfaqjen publike të filmit. 9.2. Lejen nga paragrafi i mësipërm, e jep Komisioni i Vizionimit i QKK.”

Komisioni i Vizionimit pritet të luaj rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për publikun e të gjitha moshave si dhe parandalimin e shfaqjes së filmave që nxisin urrejtje etnike, raciale, religjioze etj.

Një vëmendje e veçantë kërkohet nga distributorët dhe festivalet e filmave në Kosovë të cilët duhet të respektojnë kategorizimin gjegjësisht të kërkojnë për filmat vendas pëlqim-lejen ndërsa për filmat e huaj të respektojnë kategorizimin nga vendi i origjinës apo nga distributori Ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)