Forbes: Gisele Bundchen vlen 45 milionë dollarë në vit
New York, 15 qershor - Gisele Bundchen pagëzohet top-modelja më e paguar në botë nga revista Forbes, me 45 milionë dollarë fitime vetëm brenda një viti, dhe konkretisht nag periudha 1 maj 2011 deri në 1 maj 2012.
Dhe nëse mendoni se qëkurse u bë nënë dhe solli në jetë djalin e saj me kampionin e futbollit amerikan, Tom Brady punon më pak apo paguhet më pak, e keni gabim dhe këtë e tregojnë më së miri shifrat me gjashtë zero të të ardhurave të saj.
Në vend të dytë si top modelja më e paguar renditet Kate Moss, duke qenë gjithsesi shumë larg të parës sa i përket fitimeve, vetëm 9, 2 milionë dollarë, krahasuar me 13,5 milionë të një viti më parë.
Por duke pasur parasysh faktin se pas martesës së saj, Moss më tepër është ofruar si imazh i kompanive të ndryshme se sa si top-modele e mirëfilltë, edhe kaq fitime nuk janë keq.
Ndërsa Heidi Klum, edhe pse siguron fitime prej më shumë se 20 milionë dollarë në vit, nuk është renditur në listën e Forbes, duke qenë se është konsideruar më tepër si një personazh publik se sa si top-modele e mirëfilltë.