25 Dhjetor 2024

Fondacioni Ibrahim Kodra merr 10 mijë euro nga MKRS

Prishtinë, 13 prill - Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me “Ibrahim Kodra-Swiss Foundation”.

Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për aktivitetet e arkitektëve të rinj nga Kosova me rastin e pjesëmarrjes në ngjarjen kolaterale “New Urbanistic” në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018, për promovimin dhe përkrahjen kulturore, gjatë vitit 2018.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për “Ibrahim Kodra Sëiss Foundation”  ndan mjetet financiare në vlerë prej 10 mijë euro.

Kryetarja e këtij fondacioni Maria Pacolli, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e dhënë duke theksuar se kjo mbështetje financiare ka rëndësi të veçantë për arkitektët e rinj të cilët  do të jenë një përfaqësim i denjë në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)