23 Dhjetor 2024

Fokusi i Prifest`11, kinematografia greke

Prishtinë, 17 korrik - Pas shumë vitesh bashkëpunim të shkëlqyer me shumë regjisorë dhe filmbërës grekë, këtë vit PriFest vendosi të sjellë kinemanë greke in FOCUS.

Një bashkëpunim i shkëlqyer me Zyrën Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, rezultoi me një program shumë të bukur që ne do të shfaqim këtë vit në PriFest 2019: programi Focus Greece.

Nata e hapjes së Focus Greece është 18 korrik. Kjo do të shënohet me një tubim të vogël në tingujt e bukur të muzikës greke në tapetin e kuq para Teatrit Kombëtar në Prishtinë para shfaqjes së filmit "Holy Boom" për të cilin ne kemi kënaqësinë të mirëpresim regjisoren Maria Lafi dhe ekipin e saj. Ambasadorja Chryssoula Aliferi do t'i drejtohet audiencës së bashku me Drejtorin e Festivalit. Filmi "Holy Boom" do të hap Focus Greece, për t`i lënë vazhduar me filmin “The Last Note” nga regjisori i shquar Pantelis Voulgaris dhe tre filma të tjerë, një prej të cilëve është një bashkëprodhim midis Spanjës dhe Greqisë.

Ambasadorja Greke Chryssoula Aliferi shprehet ekënaqur për këtë bashkëpunim të frytshëm me PriFest. "Kinemaja reflekton shoqërinë dhe njerëzit, dëshirat e njerëzve, frikën e njerëzve, shpresën e njerëzve; është e mahnitshme të komunikosh dhe të ndashë gjithë këtë përmes syrit të Kamerës. Ne jemi me fat që po na ipet ky shans në një qytet kaq të gjallë, Prishtina, në zonën tonë të përbashkët: Ballkanin e bukur dhe tw larmishëm. Focus Greece përbëhet nga një larmi interesante produksionesh. Filmi i parë, “Holy Boom”, i Maria Lafi, një bashkëprodhim i Greqisë dhe fqinjit tonë të përbashkët, Shqipërisë, është një shembull tregues i bashkëpunimit ndërkufitar dhe tej kufitar që lidh artin dhe kulturën, por mbi të gjitha njerëzit dhe gjendjen e tyre njerëzore”.

Vjosa Berisha, Drejtor I Festivalit është shumë e lumtur që ka arritur këtë bashkëpunim me Misionin Grek: “-Duke pasur Ballkanin si një nga kategoritë kryesore të festivalit tonë, ne kurrë nuk mund të injorojmë filmat e tillë të mëdhenj që janë bërë nga regjisorët grekë. Kemi pasur filma grekë nga edicioni i parë në vitin 2009, kur shfaqëm “Correction” nga regjisori Thanos Anastopulos, dhe pothuajse çdo vit Greqia ishte e pranishme me filma, mysafirë ose ekspertë. Jam shumë e lumtur që këtë vit do ta shënojmë edhe më fuqishëm këtë bashkëpunim duke treguar një numër më të madh filmash dhe madje edhe me praninë e mysafirëve që do të paraqesin filma gjatë festivalit. Ne u jemi shumë mirënjohës Zyrës Ndërlidhëse Greke për mbështetjen në këtë bashkëpunim".

Të renditura më poshtë janë titujt e filmave që do të shfaqen në kuadër të Focus Greece këtë vit:

HOLY BOOM / regjisore: Maria Lafi / Greqi 2018 / Premierë / 99 min

THE LAST NOTE / regjisor: Pantelis Voulgaris / Greqi 2017 / Premierë 117 min

AMERIKA SQUARE / regjisor: Yannis Sakaridis / Greqi 2017 / Premierë 86 min

THIRD KIND / regjisor: Yorgos Zois / Greece 2018 / Premiere / 32 min

GREEK ROCK REVOLUTION / regjisor: Miguel Ángel Cano Santizo / Spanjë, Greqi 2019 / International Premiere 95 min

Festivali Fillon me 16 korrik me ceremoninë e hapjes dhe do të vazhdoj gjatë gjithë javës deri me 21 korrik, nata mbyllëse ceremonia e ndarjes së çmimeve. Vendet e shfaqjes së filmave janë Teatri Kombëtar, Kino Abc, Kino Armata dhe Kinemaja e Hapur në Sheshi Zahir Pajaziti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)