26 Dhjetor 2024

Fituesit e Çmimeve për Vullnetarizëm dhe Aktivizëm Qytetar

 Prishtinë, 5 dhjetor - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka mbajtur Ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për Vullnetarizëm dhe Aktivizëm Qytetar, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i Vullnetarizmit dhe Qytetarisë Aktive në Kosovë”. 

Ruairí O'Connell, Ambasador në Ambasadën Britanike në Prishtinë, theksoi se vullnetarizmi është bazë për çdo demokraci.

Sepse demokracia ka nevojë për vullnetarë që udhëheqin procese të cilat do të i ndihmojnë komunitetin dhe ndihmojnë në mirëqenie për të gjithë.

Ndersa, Shpend Emini nga D4D, tha se janë pranur 250 nominime për vullnetarë/e për një muaj sa ishte i hapur nominimi. Përveç këtyre nominuarve edhe të gjithë vullnetarët/et e tjerë në komunitet janë heronjë dhe heroina të përditshmërisë tonë.

Vullnetari i vitit është shpallur Silvad Hysenaj nga Lipjani, i cili ushtron profesionin e teknikut medicinal përtej punës së rregullt, duke punuar si vullnetar edhe në ndrrime të dyta, vetëm që të jetë në shërbim të qytetarëve në raste emergjente.

Qytetari më aktiv është shpallur Rasim Krasniqi, i cili ka punuar si vullnetar për të i adresuar të gjitha çështjet që kanë qenë pengesë për komunitetin e tij në Komunën e Prizrenit. Duke përfshirë iniciativat për mirëqenie të përgjithshme të komunitetit RAE, rregullimin e kanalizimit, ndriçimit, ujësjellësit në lagjet ku jeton ky komunitet.

Mirënjohje për kontribut në komunitet ju nda Edis Gulani dhe Hilminjeta Apuk. Edis Gulani njihet në komunitet për punën e tij vullnetare duke shkruajtur artikuj mbi jetën sociale dhe politike të komunitetit rom dhe mbi të gjitha mbi shkrimet mbi trashëgiminë kulturore. 

Hiljminijeta Apuk ka 30 vite që promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuara jo vetëm në nivel të Kosovës por edhe ndërkombëtar. Puna e saj është njohur edhe nga OKB-ja për të arritura në fushën e të drejtave të njeriut në vitin 2013.

Mirënjohje për qytetar/e aktiv/e ju dhanë: Fazlie Bungu, e cila për 22 vite me radhë punon në mënyrë vullnetare për personat me aftësi të kufizuara dhe familjeve në nevoje duke shkuar edhe në shtëpitë e tyre për të pastruar, ju ofron ndihma ushqimore po ashtu edhe fëmijëve ju ofron mësime.

Shehide dhe Nijazi Zymberi këtë vit ecjen e tyre prej 20km nga Gjilani në Llabjan e bënë për të mbledhur fonde për SOS fshatin e fëmijëve përmes gofundme.com. Erlisa Çerkini edhe pse 14 Vjeç, ka hapur ekspozitën e saj të parë me pikturuar ku një pjesë të fitimit nga pikturat e shitura ja dha SOS Fshatit të fëmijëve.

Në të ardhmen ajo planifikon të bëj të njëjtën gjë për shtëpinë e të moshuarve. Për qytetari aktive mirënjohje merr edhe Forumi “Femrat Shqiptare”, ku këto gra kanë qenë të përkushtuara në ngritjen e fondeve në Suedi për të ndërtuar shtëpi për familjet në nevojë. Ku deri më tani kanë ndërtuar pesë shtëpi dhe të tjera do të ndërtohen në periudhat e ardhshme.

Mirënjohje për promovim të vullnetarizmit  shkoi për Aktivistët e “Let’s  do it Kosova” ku që nga viti 2012, janë përkushtuar për pastrimin e mbeturinave gjithandej Kosovës dhe duke organizuar fushata vetëdijësusese për të mbajtur pastër Kosovën.

Qëllim i Çmimit për Vullnetarët dhe Aktivistët Qytetarë të Vitit është promovimi i punës dhe angazhimit të vullnetarëve në Kosovë, aktivizmi dhe shërbimi i të cilëve ka bërë ndryshim të dukshëm në komunitetet e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)