Fimi Cirku fluturues mbështetet nga Shqipëria
Prishtinë, 14 nëntor - Projekti filmik i metrazhit të gjatë Cirku fluturures me skenar dhe regji të Fatos Berishës, me producente Vjosa Berisha nga kompania B2 mori mbështetje finansiare për zhvillim projekti nga Qendra Kinematografike Kombëtare e Shqipërisë me vendim të Këshillit Miratues të Projekteve në mledhjen e mbajtur me datën 12 nëntor 2014.
Ky projekt poashtu do të prezentohet në workshopin EAVE on Demand, që mbahet nga 15 deri 18 nëntor në kuadër të festivalit Cinedays që mbahet në Shkup të Maqedonisë, organizuar nga EAVE (European Audio-Visual Enterpreneurs) dhe Agjencia e Filmit e Maqedonisë. Projekti Cirku fluturues është përzgjedhur nga shumë aplikues, dhe do të jetë në mesin e 8 projekteve nga rajoni.
Punëtoria katërditëshe do të udhëhiqet nga ekspertët evropian të filmit: Jean Des Forêts, Jacques Akchoti, Didar Domehri dhe Hayet Benkara.
Projekti Cirku fluturues është mbështetur edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës për zhvillim në konkursin për projekte filmike të këtij viti.