Filmi turk "Winter Sleeps" fiton Palmën e Artë
Kanë, 26 maj - Filmi "Winter Sleeps", i drejtuar nga regjisori turk, Nuri Bilge Ceylan fitoi "Palmën e Artë" (Palme d'Or) si film më i mirë.
Në ceremoninë e mbylljes të Festivalit të 67-të të Filmit të Kanës, të zhvilluar mbrëmjen e të shtunës, presidentja e jurisë, regjisorja e famshme nga Zelanda e Re, Jane Campion shpalli fituesit e nëntë çmimeve.
Çmimi i Madh i Festivalit iu dha filmit "Le meraviglie" të regjisores italiane Alice Rohrwacher. Aktori britanik Timothy Spall fitoi Çmimin e Aktorit më të Shquar me filmin "Mr. Turner.
Me filmin "Hartat e Yjeve", Julianne Moore u dekorua me Çmimin e Aktores më të Shquar dhe kështu ajo bëhet një tjetër aktore pas asaj franceze Juliette Binoche, që fiton Çmimin e Aktores më të Shquar në tre festivalet më të famshme europiane, si ai i Berlinit, i Venecias dhe i Kanës.