Filmi The Interview fillon të shfaqet në kinema
Los Angeles, 26 dhjetor - Filmi komik The Interview Intervista, debutoi të enjten në kinematë amerikane, një javë pasi kompania Sony kishte vendosur ta anulonte hedhjen e tij në treg në Shtetet e Bashkuara për shkak të kërcënimeve me dhunë.
Një nga anktorët kryesorë të filmit, Seth Rogen si dhe regjisori Evan Goldberg morën pjesë në debutimin e filmit në Los Angeles dhe falënderuan shikuesit për mbështetjen e tyre.
Filmin po e shfaqinj tani qindra kinema të pavarura në të gjithë vendin. Kinokomedia ka në qendër të saj dy gazetarë të cilët janë të rekrutuar nga zbulimi amerikan për të vrarë udhëheqëin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.
Koreja e Veriut e dënoi filmin, dhe kompania Sony e anuloi hedhjen në treg pas një sulmi masiv kibernetik në rrjetin e saj të korporatave dhe pas kërcënimeve me dhunë ndaj kinemave.
Presidenti amerikan Barak Obama dhe mbështetësit e lirisë së fjalës thanë se kompania Sony Entertainment bëri gabim që e anuloi shfaqjen e filmit në formën që ishte planifikuar fillimisht.