Filmi Skuadra e gangsterëve nis shfaqjen në kinematë amerikane
Hollyvood, 14 janar - Më 11 janar nisi shfaqjen në kinematë amerikane filmi Skuadra e gangsterëve.
Në këtë film interpretojnë Sean Penn, Emma Stone dhe Ryan Gosling. Filmi është bazuar në historinë e vërtetë të një skuadre policore në fund të viteve 1950 në Shtetet e Bashkuara e cila u vu në ndjekje të banditit famëkeq Micky Cohen.
Në filmin Skuadra e gangsterëve, aktori Sean Penn interpreton me partnerin e tij të filmit Milk. Bashkë me ta në film interpretojnë edhe aktorët Ryan Gosling dhe Emma Stone.
Filmi mbështetet në historinë e një skuadre sekrete në Departamentin e Policisë në Los Angelos, e cila u përpoq të ndalte aktivitetin krimial të gangsterit Micky Cohen në fund të viteve 1940 e fillim të viteve 50.
Josh Brolin interpeton shefin e skuadrës policore, John OMara:
Mendoj se është një vështrim më romantik krahasuar me atë që ka ndodhur atëherë. Filmi bazohet në një histori të vërtetë.
Mickey Cohen ka ekzistuar, edhe John OMara ka ekzistuar. Shumë prej personazheve janë persona të vërtetë, një pjesë të të cilëve i kam takuar. Ata janë njerëz me integritet, dhe shumë të tërhequr.
Ata u përpoqën që ta sillnin qytetin e tyre në qetësinë që kishte përpara Luftës së Dytë Botërore dhe mendoj se ia dolën me sukses.
Emma Stone interpreton në film Grace Farady-in, ish të dashurën e Mickey Cohen-it, e cila shoqërohet me togerin e policisë Jerry Wooters që interpretohet nga Ryan Gosling. Ata të dy kanë një prej skenave më të spikatura të filmit, kur takohen në një bar.
Jam shumë e kënaqur që pata një rol e një skenë të tillë me Ryanin pasi e kemi patur një përvojë të tillë sëbashku në fimin Crazy, Stupid, Love.
Gjithashtu Emma Stone tregon se asnjë nga veshjet e saj rrezëllitëse në sheshin e xhirimeve, nuk mund ti veshë në jetën e përditshme, jo vetëm sepse janë jashtë kohe, por sepse nuk janë për përmasat e saj. Stilistët e filmit kishin modifikuar fustanet për të treguar edhe më shumë karakterin e personazhit që ajo luan në këtë film.
Ndërsa për aktorin Ryan Gosling, interpretmi me Ema Stone ishte i ndryshëm nga bashkëpunimi i tyre i parë.
Në filmin e parë ishim më të çlirët dhe menduam se kështu do të ishte edhe në këtë film. Por në fakt kuptuam se ky ishte një film serioz dhe nuk mund të silleshim e interpretonim në të njëjtën mënyrë, dhe kjo nuk ishte e lehtë, pasi ne jemi mësuar që të sillemi si një çift mistrec me njëri-tjetrin.
Në filmin ku interpretojnë aktorët Nick Nolte, Anthony Mackie dhe Giovanni Ribisi, trajtohet mënyra se si oficerët e të quajturës Skuadra e gangsterëve përpiqen që ti afrohen Micky Cohenit.
Mjafton të shohësh Sean Penn e të kuptosh se çfarë po ndodh. Është një shoqëri kapitaliste dhe ai përpiqet që të shfrytëzojë në maksimum mundësitë për të arritur atë që do.\"
\"Nga ana tjetër veprimet e Skuadrës së Gangsterëve nuk janë të shumë rregullta, por ato kryhen për tiu afruar sa më shumë gangsterit Micky Cohen.
Një prej skenave më domethënëse të filmit, një shkëmbim i ashpër zjarri mes policisë dhe bandës së Micky Cohenit në ambjentet e Bulevardit të famës në Hollyvood, e realizuar me përpikmëri si 60 vite më parë, është hequr në versionin përfundimtar nga regjizori i filmit Ruben Fleicher, duke patur parasysh incidentet e kohëve të fundit me armë zjarri në Amerikë.