Filmi Shok nuk arritin ta fitojë Oscarin
Los Angeles, 29 shkurt - Filmi kosovar \"Shok\", me regji dhe skenar të Jamie Donoughue, nuk ka arritur të shpallet fitues i çmimit prestigjioz Oscar, në katergorinë e filmit më të mirë të shkurtër \"Live Action Short Film\".
Në këtë kategori triumfoi filmi i shkurtër iralendez, Sttuterer.
\"Shok\" është filmi i parë kosovar që arriti ta fitojë një nominim për çmimin Oscar, duke shënuar kështu një arritje të madhe në historinë e kinematografisë kosovare.
Ngjarja në këtë film zhvillohet gjatë periudhës së luftës në Kosovë, derisa dy shokë vënë në provë shoqërinë e tyre, gjatë luftës për mbijetesë.
Në natën më të rëndësishme të filmit në botë, Leonardo Di Caprio arriti ta fitojë çmimin për aktorin më të mirë, për lojën e tij në filmin The Revenant. Ky ishte nominimi i tij i pestë për çmimin Oscar, në këtë kategori, dhe kjo është hera e parë që ai del fitues.
Nga ana tjetër, Brie Larson fitoi çmimin për aktoren më të mirë, për rolin e saj në filmin Room, ndërsa Alejandro Inarritu u shpallë regjisori më i mirë, për filmin The Revenant.
Në ceremoninë e 88-të të ndarjes së çmimeve Oscar, Spotlight, u shpall filmi fitues i kësaj mbrëmjeje.