09 Janar 2025

Filmi “Shok”, lajm historik për kinematografinë e Kosovë

Prishtinë, më 14 janar - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala përgëzon aktorët, producentët dhe gjithë ata që kanë kontribuar për realizimin e filmit “Shoku.”

Lajmi se filmi “Shoku” është nominuar për çmimi më prestigjioz në fushën e kinematografisë Oscar, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kinematografinë dhe kulturën e Kosovës në përgjithësi, u shpreh ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me të kuptuar lajmin se filmi “Shoku” është nominuar për këtë çmim të madh që i bën nder artit dhe kulturës së Kosovës.

Me këtë rast, ministri Shala përgëzoi gjithë ata që kanë ndihmuar për këtë arritje të rëndësishëm për filmin e Kosovës.

Po ashtu, ministri Shala përgëzoi të gjitha ata që kanë ndihmuar dhe kontribuar për të realizuar këtë film, i cili që tani ka shënuar një sukses historik.

Ministri Shala u shpreh se është optimist në suksesin e mëtejmë të këtij filmi dhe të kinematografisë së Kosovës.

Ai po ashtuu shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të krijojë kushte më të volitshme për zhvillimin e artit kinematografik, duke krijuar lehtësira në planin e legjislaturës dhe të ndihmës financiare për zhvillimin e mëtejmë të kinematografisë së Kosovës.

Ky film është një bashkëprodhim mes Kosovës dhe Anglisë, me producent Eshref Durmishin e HarveyAscott dhe është mbështetur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)