Filmi 'Shok' do të shfaqet përsëri në Amerikë
New York, 10 mars - Tregimi i shokëve, Petritit (Lum Veseli) dhe Okit (Andi Bajgora) po vazhdon të ketë sukses të madh.
'Shok' do të shfaqet në Tribeca Film Festival në Amerikë, festival ky i themeluar nga Jane Rosenthal, Robert De Niro dhe Craig Hatkoff, i cili renditet në festivalet e kategorisë 'A'.
Pas sukseseve që pati duke e përfshirë edhe nominimin për çmimin Oscars, filmi 'Shok' me skenar dhe regji nga Jamie Donoughue dhe me producent Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott, do të shfaqet përsëri në Amerikë.
Tregim rrënqethës i bazuar në ngjarje të vërteta të kohës së luftës në Kosovë, po vazhdon sukseset anë e kënd botës.