Filmi polak Ida, filmi më i mirë i huaj në Oscar
Los Angeles, 23 shkurt - Filmi polak Ida e ka fituar çmimin Oscar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj në ceremoninë që është mbajtur në Los Angeles.
I drejtuar nga Pawel Pawlikowski, filmi bardh e zi tregon ngjarjen e një murgeshe në vitin 1962, e cila mëson se është një jetime çifute.
Filmi Ida e ka mundur filmin rus Leviathan.
Filmi më i mirë gjatë ndarjes së çmimeve Oscar është shpallur filmi Birdman.
Ceremonia e 87-të e ndarjes së çmimeve Oscar është mbajtur në teatrin Double në Hollywood të Shteteve të Bashkuara.