Filmi "Pieta" fiton Luanin e Artë në Venecia
Veneci, 10 shtator - Filmi Pieta i regjisorit koreanojugor Kim Ki-duk, fitoi Luanin e Artë në festivalin e 69-të të Venecias.
Filmi tregon historinë e një mbledhësi borxhesh, i cili trajton mizorisht ata që nuk mund të kthejnë borxhet deri sa takon një grua e cila pretendon se është e ëma e tij.
Regjisori i filmit Kim, falenderoi jurinë dhe publikun e festivalit duke kënduar një këngë në gjuhën koreane.
Çmimi Luani i Argjendtë u fitua nga regjisori Paul Thomas Anderson me filmin The Master, një film i frymëzuar nga themeluesi i kishës Scientology L. Ron Hubbard.
Dy aktorët e filmit Joaquin Phoenix dhe Phoilip Seymour fituan çmimin si aktorët më të mirë.
Mbas ndarjes së çmimeve aktori Philip Seymour Hoffman tha se pjesëmarrja në filmin The Master ishte një kënaqësi pasi solli një bashkëpunim të veçantë si ai me aktorin Joauqin Phoenix.