Filmi për Bin Ladenin, filmi më të mirë i vitit 2012
New York, 4 dhjetor - Kritikët e Filmit në New York kanë shpallur Zero Dark Thirty-n filmin më të mirë të vitit 2012.
Filmi trajton përpjekjet dhjetëvjeçare të amerikanëve për të kapur ose vrarë udhëheqësin e Al Kaidës, Osama bin Laden.
Grupi ka nderuar me çmimin më të lartë edhe regjisoren e këtij filmi, Kathryn Bigelow.
Çmimet e Kritikëve të Filmit në Nju Jork rrisin shanset e një filmi për tu nominuar për çmimin Oscar.
Zero Dark Thirty do të lëshohet më 19 dhjetor.