Filmi Last Stand rikthen aktorin Shwarzenegger
Hollywood, 28 janar - Situata e Italisë dhe Spanjës në vitin 2013 do të jetë më e mirë krahasuar me 2012-ën. Masat janë më të forta dhe qeveritë përkatëse janë të bindura se duhet të bëjnë progrese konkrete.
Kështu ka deklaruar drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, e cila megjithatë ka pranuar se zgjedhjet që vendet kanë përpara nuk favorizojnë stabilitetin.
Për Spanjën dhe Italinë 2013-a do të jetë një vit i vështirë punë. Fondi parashikon për këtë vit sërish një GDP negativ, por rimëkëmbja do të vijë në 2014-ën, ka shtuar Lagarde gjatë një debati në Davos.
Deklarata e Lagarde vjen pak ditë pasi FMN paralajmëroi për dobësimin e ripërtëritjes së ekonomisë globale, pavarësisht përpjekjeve të qeverive për të stimuluar rritjen. Ekonomia globale ka gjasa të rritet me ritme më të ngadalta se parashikimet në dy vitet e ardhshme, deklaroi organizata në raportin e fundit të saj.
Në dokumentin në fjalë thuhej se, pritet që eurozona të mbetet në reçesion gjatë vitit 2013, edhe pse më parë ishte parashikuar një rritje e ekonomisë së bllokut.
Edhe për Mbretërinë e Bashkuar janë reduktuar parashikimet, me FMN që vlerësoi se, problemet e vazhdueshme në zonën euro po ndikojnë në territorin britanik.
Vendet e zonës së euros vazhdojnë të përbëjnë një rrezik të madh për rrënimin e ekonomisë globale. Në veçanti, rreziku i zgjatjes së stanjacionit do të bëhet edhe më i madh në momentin kur nuk do të kryhen reforma, thuhej në dokument.