Filmi kandidat për OSCAR shfaqet sonte në SKENA UP
Prishtinë, 3 dhjetor - Filmi i regjisorit Marko Santic Seduce me i cili është filmi kandidat i Sllovenisë për filmin më të mirë në gjuhë të huaj për çmimin OSCAR do të shfaqet sonte në kuadër të festivalit SKENA UP.
Filmi që portretizon jetën e të rinjve të cilët gjejnë siguri në shoqëri të njëri tjetrit por që fati shpesh i largon e që nga Sllovenia është zgjedhur si filmi më i mirë për ta kandiduar për çmimin Oscar në gjuhën e huaj do të shfaqet sonte (e mërkurë) në Teatrin Oda me fillimin në orën 20:00.
Filmi do të jepet në kuadër të programit EX YU Generation Next në të cilën shfaqen filmat debutant.
I pranishëm në shfaqjen e filmit do të jetë edhe aktori kryesor i filmit Janko Mandic.
Ainë film luan rolin e Luka një djalë 19 vjeç i cili është duke u larguar nga një qendër e kujdesit për të rinjtë, nga e vetmja strehë për të gjatë 9 viteve të fundit, pasi nëna dhe familjarët e braktisën.
Dëshira e tij është që të zbuloj vendin ku është varrosur babai i tij. Në punë, ai dashurohet me një vajzë me karakter të gjallë, e cila quhet Ajda rolin e të cilës e luan aktorja Nina Rakovec. Të dytë ata nisin një lidhje së bashku.
Sapo erdha në Prishtinë dhe jam i lumtur që filmi do të shfaqet në Prishtinë dhe SKENA UP, tha aktori Mandic.
Mandic do të jetë i pranishëm pas shfaqjes së filmit për një seri pyetje-përgjigje për filmin dhe rolin e tij, gjithashtu edhe për të folur rreth