23 Dhjetor 2024

Filmi debutues i Durim Kryeziut përfundon xhirimet

Prishtinë, 1 gusht - Kanë përfunduar xhirimet e filmit artistik të metrazhit të gjatë “Familja” me regji të Durim Kryeziut.

“Familja” trajton një temë me raporte kontradiktore familjare mes tradicionales dhe bashkëkohores.

 Lona, një vajzë 16 vjecare e rritur në një familje tradicionale, ndjek pasionin e ri të saj për muzikën rok.

Kjo ëndërr hasë në pengesë në momentin e prezentimit të parë të grupit të saj para publikut.

Babai i Lonës, Bardhi, pëlqen muzikën folklorike, ai ka të vështirë ta pranojë pasionin e ri të Lonës, duke menduar kështu se vajza e tij lehtë do të mund të rrëshqasë në veprime delikuente.

Bardhi duke ndjerë dhimbje për tre familjarët e zhdukur gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, i përjeton edhe më rëndë veprimet e Lonës.

 Konflikti mes tyre thellohet në momentin që fillojnë gërmimet tek një varrezë masive, pranë së cilës Lona dhe grupi i saj xhirojnë videoklipin!

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “2B studio”, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)