Filmi "Contagion" me emrat më të mirë të Hollywoodit
Hollywood, 3 shtator - Një listë aktorësh ndër më më mirët e brezit të tyre marrin pjesë në filmin e ri Contegion-Sëmundja Ngjitëse.
Në të interpretojnë Matt Damon, Laurence Fishburn, Marion Kotijard, Jude Law, Gwyneth Paltrow dhe Kate Winslet.
Filmi trajton historinë e një virusi vdekjprurës i cili shkakton vdekjen e personit të infektuar brenda dy ditësh.
Një person i cili udhëton shpesh preket nga virusi vdekjeprurës dhe fillon ta përhap tek çdo objekt që prek.
Shfaqja e siptomave misterioze dhe shtimi në një progresion të frikshëm arithmetik i vdekjeve nga 2, 4, 8 e deri në mijëra, është subjekti rreth të cilit zhvillohen situatat e filmit Contagion.
Aktori Matt Demmon thotë se skenari i filmit e tërhoqi menjëherë sepse është një ide jetësore që sjell në vëmendje epidemitë dhe rrezikun e tyre.
Aktori i mirënjohur që dikur ishte mbështetës i presidenti Obama, sot hynë në listën e të zhgënjyerve nga politikat e ndjekura prej presidentit.
Por ai thotë se ende nuk ka vendosur se cilin kandidat do të mbështesë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Filmi Contagion del në kinematë amerikane në 9 shtator, por paraqitja e tij e parë do të jetë në 3 shtator në festivalin e filmit në Venecia.