Filmi Birdman kandidat për Globin e Artë
Holliwood, 12 dhjetor - Filmi satirik Birdman, që është vlerësuar nga kritika për stilin novator të shtjellimit të subjektit, ka marrë edhe pëlqimin e Shoqatës së Gazetarëve të Huaj të Holliwoodit e cila shpalli sot konkurrentët për Globin e Artë.
Filmi Birdman, i cili është kandidat në shtatë kategori, rrëfen historinë e një aktori të cilit i ka perënduar karriera, megjithatë përpiqet të rikthehet në skenën e teatrit.
Filmi konkurron për globin e artë në kategorinë e komedisë më të mirë, ku janë emëruar edhe komedia The Grand Budapest Hotel, Into the Woods, Pride dhe St. Vincent.
Personazhi kryesor i filmit Birdman luhet nga aktori Michael Keaton, i cili është kandidat për Globin e Artë në kategorinë e aktorit më të mirë në një komedi, ku konkurron me Ralph Fiennes, Joaquin Phoenix, Bill Murray dhe Christoph Waltz.
Në kategorinë e filmit më të mirë dramatik konkurrojnë Boyhood, The Imitation Game, Foxcatcher, The Theory of Everything, dhe Selma. Globi i Artë është një çmim prestigjoz për arritjet e artit kinematografik dhe një parathënie për fituesit e Oskarit që shpallen në shkurt të vitit të ardhshëm.