Filmi Basti mbështetet nga Agjencia e Filmit në Maqedoni
Prishtinë, 17 korrik - Filmi Basti me skenar nga Besim Hysaj dhe regji nga Ujkan Hysaj ka fituar mbështetje edhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni në konkursin e projekteve filmike për vitin 2015.
Basti (titull pune) është një film i zhanrit dramë i cili flet për një të dënuar me pushkatim të cilit ia shtyjnë ekzekutimin për dy ditë pasi ai e jep fjalën (besën) se pasi të shkoi në shtëpi për ta takuar familjen do të kthehet.
Në këtë film luajnë: Shkelqim Islami, Sefedin Nuredini, Blerta Ismajli edhe Arbnesha Grabovci Nixha.
Ky film ka mbaruar xhirimet në muajin prill të këtij viti dhe është prodhim i shtëpisë filmike Ajo Pictures, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Ky është filmi i tretë i mbështetur nga QKK që ka gjetur financim edhe në Maqedoni, pas filmit Babai dhe Home Sweet Home.